Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me xhiron e tetë.

Sponsor 3M Express

Një nga duelet më të rëndësishme zhvillohet në Suharekë, ku Ylli e pret Bashkimin.

Therandasit vijnë pas fitores ndaj Rahovecit 029 dhe kanë bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Në takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 96:60, ndërsa Ylli do të kërkojë rezultat tjetër para tifozëve vendas.

Vëmendje pritet të marrë edhe dueli tradicional ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në palestrën “Karagaqi”.

Dy skuadrat, nuk po kalojnë periudhën më të mirë në kampionat. Peja ka dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore dhe katër humbje.

Kampionia në fuqi, Trepça, pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”.

Mitrovicasit kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj rahovecasve.

Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave, në hapje të sezonit, kishte përfunduar me fitoren e Trepçës 106:101, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.

Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi pret Borën në Gjakovë.

Vendasit kërkojnë fitoren e dytë sezonale, ndërsa prishtinasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, pas triumfit ndaj Pejës në xhiron e kaluar.

Bora kishte fituar bindshëm takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, me rezultat 90:67.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.

May be an illustration of text

Lexo edhe

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë