Fundi i pritjeve në sportele, Kosova lanson kuletën dixhitale – Dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale.

Sponsor 3M Express

Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm dixhital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik (me telefon) të dokumenteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike, duke mundësuar që institucionet të jenë më afër tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

Sipas tij, lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale do t’u mundësojë qytetarëve të kursejnë kohë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kryejnë procedura administrative nga kudo që ndodhen, pa pasur nevojë për shtypjen e dokumenteve.

Kurti e ka cilësuar këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel tha se BE ka investuar 2.3 milionë euro në këtë platformë.

Ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu tha se sot po bëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital në vendin tonë.

“Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunkojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dolument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë dixhitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit dixhital të shtetit tonë…Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet dixhitale”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Elijona reagon me ironi pasi një banore e BBVK refuzon ta përshëndesë

Elijona reagon me ironi pasi një banore e BBVK refuzon ta përshëndesë

Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit