FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar publikisht pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ushtrimeve ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës, ku shpërthimi i municionit 40-milimetresh turk brenda granatahedhësit automatik amerikan MK-19 rrezikoi jetën e një ushtari kosovar.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën e saj zyrtare, FSK e ka konfirmuar incidentin, duke sqaruar se rasti ka ndodhur më herët gjatë trajnimeve ushtarake dhe se pjesëtari i saj ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Nga FSK theksojnë se trajnimet me municion luftarak bartin në vete rrezikshmëri të lartë, por pretendojnë se merren të gjitha masat paraprake për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet mbrojtëse individuale dhe kolektive.

Po ashtu, sipas procedurave standarde në fuqi, FSK njofton se çdo aktiviteti i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim potencial, duke garantuar se të gjitha masat e zbatuara janë në linjë me standardet e mbrojtjes të NATO-s.

“FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. Megjithatë, në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë,” thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Kujtojmë se Sinjali publikoi me pamje incidentin e ndodhur në muajin shtator, derisa burime brenda ushtrisë ngritën shqetësime se i njëjti municion turk kishte shfaqur defekte edhe në raste të tjera të mëparshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave, 91% e infrastrukturës në gjendje të mirë ose të pranueshme

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave, 91% e infrastrukturës në gjendje të mirë ose të pranueshme