FSK-ja konfirmon lëndimin e një ushtari gjatë trajnimit: Rasti kishte ndodhur më herët në një poligon

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka konfirmuar se një pjesëtar i saj ka pësuar lëndime të lehta gjatë një trajnimi me municione në një nga poligonet e saj.

Në një reagim për media, FSK-ja ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më herët, pa specifikuar datën e ngjarjes dhe rrethanat e hollësishme.

Sponsor 3M Express

FSK-ja ka theksuar se gjatë trajnimeve me municione ekziston rrezikshmëri e lartë, por se paraprakisht ndërmerren të gjitha masat parandaluese për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

“Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së.  Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit”.

Po ashtu, sipas FSK-së, në çdo aktivitet të saj angazhohen edhe ekipet mjekësore, në përputhje me procedurat standarde, për të mundësuar evakuimin e mundshëm mjekësor.

Në reagim thuhet se masat e sigurisë janë në përputhje me standardet e FSK-së dhe ato të NATO-s.

FSK-ja ka vlerësuar se, pavarësisht rrezikshmërisë që bart profesioni ushtarak, numri i aksidenteve mbetet i vogël në raport me nivelin e aktiviteteve, ndërsa ka shprehur përkushtimin për rritjen e vazhdueshme të sigurisë dhe mbrojtjen e personelit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom

Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom

Bisedimet Ukrainë-Rusi pa marrëveshje, pajtohen për këmbimin e robërve

Bisedimet Ukrainë-Rusi pa marrëveshje, pajtohen për këmbimin e robërve