Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest, ku është pritur nga homologia e tij hungareze, Anita Orban.

Sponsor 3M Express

Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë, ku Hoxha ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë.

Ai ka theksuar se Shqipëria ndodhet në fazën më vendimtare të negociatave për anëtarësimin në BE.

“Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE.

Ai ka deklaruar se objektivi i shtetit shqiptar është përmbyllja e pjesës teknike të tyre deri në fund të vitit 2027.

“Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”, ka deklaruar Hoxha.

Lexo edhe

Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë në RMV

Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë në RMV

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE | Momenti