FSK-ja ende s’e ka përditësuar foton e Presidentes – në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

FSK-ja ende s’e ka përditësuar foton e Presidentes – në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

FSK-ja ende s’e ka përditësuar foton e Presidentes – në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të martën me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë agjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, raporton Klankosova.tv.

Për këtë takim, ekipi i Zyrës për Informim i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së shpërndau gjatë ditës së djeshme pamje.

Derisa në pamjet e para që u shpërndanë, që ishin fotografi, ekipi ishte kujdesur që një detaj të mos vihej re, në videon e mëvonshme të publikuar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, doli në pah një shkelje protokollare.

Në murin e dhomës së takimeve zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, prapa dy gjeneralëve qëndronte portreti i ish-presidentes Vjosa Osmani.

Kjo, edhe pse vendi është bërë me Komandante të re Supreme gati një muaj më parë.

Në seancën e 6 tetorit, Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit.

Sipas Ligjit për Protokollin e Shtetit (neni 20, paragrafi 3), “obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit”.

Se pse ende nuk është zëvendësuar portreti i Presidentes, kjo mbetet mister.

Redaksia ka dërguar pyetje te Ministria e Mbrojtjes lidhur me këtë çështje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit