FSK hap dyert e kazermave, qytetarët mund të shohin nga afër pajisjet dhe kapacitetet ushtarake

FSK hap dyert e kazermave, qytetarët mund të shohin nga afër pajisjet dhe kapacitetet ushtarake

FSK hap dyert e kazermave, qytetarët mund të shohin nga afër pajisjet dhe kapacitetet ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot do të organizojë aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, duke u dhënë mundësi qytetarëve që të njihen nga afër me pajisjet ushtarake dhe kapacitetet e saj operacionale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30 dhe do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Gjatë këtij aktiviteti, vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet ushtarake, të njihen me kapacitetet operacionale të FSK-së, si dhe të takojnë pjesëtarët e saj.

Dyert e kazermave do të jenë të hapura për qytetarët në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” pritet të marrin pjesë edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

Përmes këtij aktiviteti, FSK-ja ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festimit të Ditës së Forcës, e cila shënohet në nderim të Ushtrisë së Kosovës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së në Ditën e Forcës: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së në Ditën e Forcës: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion luftarak në Kosovë

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion luftarak në Kosovë

Studentët synojnë presidencën e Serbisë, kandidati i tyre e quan Kosovën “territor të pushtuar”

Studentët synojnë presidencën e Serbisë, kandidati i tyre e quan Kosovën “territor të pushtuar”