Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion luftarak në Kosovë

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion luftarak në Kosovë

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion luftarak në Kosovë

Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje me municion luftarak në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja është mbajtur në poligonin “Voloire”, pranë kampit “Villaggio Italia”.

KFOR-i ka theksuar se trajnimi është thelbësor për ruajtjen e gatishmërisë individuale, forcimin e përgjegjësisë kolektive dhe rritjen e efektivitetit taktik të pjesëtarëve të misionit.

Misioni i udhëhequr nga NATO ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në ruajtjen e fleksibilitetit dhe kapaciteteve operacionale për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pesë të arrestuar për vjedhje, raportohen edhe dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda

Pesë të arrestuar për vjedhje, raportohen edhe dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planin e Rritjes

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planin e Rritjes

Raportohen dy raste të personave të zhdukur, njëri gjendet në Gjakovë

Raportohen dy raste të personave të zhdukur, njëri gjendet në Gjakovë