Franca e ka dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, por golin e parë e ka shënuar vetëm në minutën e dyzet e tetë. Pas një goditje nga këndi të Rayan Cherkit dhe ndërhyrjes së Adrien Rabiot, Emirhan Topcu e ka dërguar topin në portën e vet.
Turqia ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë pak minuta më vonë, por goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Golin e dytë për Francën e ka realizuar Eli Junior Kroupi në minutën e tetëdhjetë, në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren. Ai ka shfrytëzuar një aksion të bukur me Rayan Cherkin për ta dyfishuar epërsinë.
Turqia e ka ngushtuar rezultatin në minutën e nëntëdhjetë, me golin e Abdulkerim Bardakcit, por nuk ka pasur kohë për të kërkuar barazimin.
Kështu, Franca e ka siguruar vendin e parë dhe kalimin në çerekfinale, ndërsa Turqia e ka përfunduar grupin pa asnjë pikë, pas gjashtë humbjeve në po aq ndeshje.
Burimi: RTKLive





