Italianët e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e shtatë, me golin e Pio Espositos.
Megjithatë, Belgjika është kundërpërgjigjur shpejt. Maxim De Cuyper e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Nathan Ngoy e ka përmbysur rezultatin në të mirë të vendasve.

Në minutën e njëzet e shtatë, Jeremy Doku ka realizuar një gol të bukur pas një aksioni individual, duke e çuar rezultatin në 3:1.
Italia është përpjekur të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, por nuk ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Diego Moreira e ka vulosur fitoren e belgëve me golin e katërt, dhjetë minuta para fundit.
Italia ka pasur mundësi ta zbusë humbjen në minutat shtesë, por portieri Senne Lammens e ka pritur penalltinë e Francesco Espositos.
Me këtë humbje, Italia ka rënë nga vendi i parë në të tretin e grupit dhe do të luajë në ndeshjet e plejofit për qëndrim në Ligën A. Belgjika, në anën tjetër, është kualifikuar në çerekfinale.
Burimi: RTKLive





