Armand Duka pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B: Sonte ka vetëm festë

Armand Duka pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B: Sonte ka vetëm festë

Armand Duka pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B: Sonte ka vetëm festë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas përfundimit të suksesshëm të edicionit të Ligës së Kombeve për Shqipërinë, duke uruar Kombëtaren për fitimin e grupit dhe promovimin në Ligën B.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka ka vlerësuar paraqitjet e futbollistëve dhe punën e stafit teknik, duke theksuar se Shqipëria ka treguar karakter dhe përkushtim gjatë këtij edicioni.

Ai ka veçuar përmirësimin e skuadrës në krahasim me paraqitjet e qershorit, ndërsa humbjen në Helsinki ndaj Finlandës e ka cilësuar të pamerituar.

“Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri te vërshëllima e fundit”.

Kreu i FSHF-së ka pasur fjalë të veçanta edhe për stafin teknik, duke vlerësuar punën e bërë në rikthimin e Shqipërisë në rezultate pozitive.

Në fund, Duka ka renditur edhe arritjet statistikore të Shqipërisë në këtë edicion, ku kuqezinjtë grumbulluan 15 pikë dhe realizuan 12 gola, duke regjistruar një rekord të ri për përfaqësuesen në Ligën e Kombeve.

“Sonte duhet vetëm të festojmë! Vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, ngjitjen në Ligën B dhe një rekord të ri për Kombëtaren tonë: 15 pikë të grumbulluara dhe plot 12 gola të shënuar në një edicion të Ligës së Kombeve! Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, ka përfunduar Duka./Telegrafi/

Lexo edhe

Dramë dhe spektakël në Madrid: Anglia me 10 lojtarë mposht Spanjën, i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje

Dramë dhe spektakël në Madrid: Anglia me 10 lojtarë mposht Spanjën, i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike

“Nuk i besoja plotësisht Netanyahut” – Biden zbulon detaje nga koha në Shtëpinë e Bardhë

“Nuk i besoja plotësisht Netanyahut” – Biden zbulon detaje nga koha në Shtëpinë e Bardhë

Armand Duka pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B: Sonte ka vetëm festë | Momenti