Filmi “Hunger Games: Sunrise on the Reaping” ka ruajtur vendin e parë në listën e filmave më të shikuar në Amerikën e Veriut, duke arkëtuar mbi 20 milionë euro të premten.

Filmi u shfaq në 4.018 kinema në Amerikën e Veriut dhe pritet që deri të dielën të arkëtojë edhe 76,22 milionë euro.
Kështu, të ardhurat e tij totale në tregun vendas do të arrinin në rreth 211,55 milionë euro, pasi filmi u publikua në kinema më 20 nëntor.
– YouTube www.youtube.com
Filmi i ri i kësaj franshize është regjisuar nga Francis Lawrence, ndërsa ngjarjet zhvillohen 25 vjet para serisë origjinale “The Hunger Games”.
Filmi tregon historinë e origjinës së Haymitch Abernathy, i cili detyrohet të marrë pjesë në edicionin e dytë të Quarter Quell.
Në film interpretojnë Joseph Zada, McKenna Grace, Ralph Fiennes, Jesse Plemons, Elle Fanning dhe të tjerë, ndërsa shfaqen gjithashtu Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson dhe Woody Harrelson.
Në vendin e dytë renditet komedia e Universal, “Focker-In-Law”, e cila të premten arkëtoi 9,59 milionë euro në 3.382 kinema të Amerikës së Veriut.
– YouTube www.youtube.com
Filmi u publikua të mërkurën, para festës së Ditës së Falënderimeve dhe deri të dielën pritet të grumbullojë 36,62 milionë euro.
“Focker-In-Law” është filmi i katërt në universin e filmave “Focker”, pas “Meet the Parents”, “Meet the Fockers” dhe “Little Fockers”.
Ben Stiller dhe Robert De Niro rikthehen në rolet e Greg Focker dhe Jack Byrnes, ndërsa në qendër të ngjarjes janë Henry, i luajtur nga Skyler Gisondo dhe e dashura e tij Olivia, të cilën e interpreton Ariana Grande.
Vendin e tretë e zuri filmi i animuar i Disneyt, “Hexed”, me 7,72 milionë euro të ardhura në ditën e parë të shfaqjes. /Telegrafi/





