Ferizaj fiton derbin ndaj Lirisë, Prishtina e Re mposht Trepçën ’89 – Rezultatet dhe tabela e Ligës së Parë të Kosovës

Java e 18-të e Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës solli rezultate interesante, me Ferizajn që triumfoi ndaj liderit Lirisë, ndërsa Prishtina e Re mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Trepça ’89. Në krye të tabelës vazhdon të prijë Liria me 42 pikë.

Sponsor 3M Express

Java e 18-të e Ligës së Parë të Kosovës u karakterizua nga disa përballje interesante dhe rezultate që ndikuan në renditjen tabelare. Vëmendja kryesore ishte te derbi ndërmjet Ferizajt dhe Lirisë, ku skuadra vendase arriti fitore me rezultat 3-1.

Me këtë triumf, Ferizaj konfirmoi pozitën e dytë në tabelë, duke arritur në kuotën e 36 pikëve, po aq sa ka edhe Prishtina e Re. Në anën tjetër, pavarësisht humbjes, Liria vazhdon të kryesojë kampionatin me 42 pikë të grumbulluara.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Prishtina e Re, e cila mposhti Trepçën ’89 në udhëtim me rezultat minimal 0-1. Kështu, skuadra prishtinase mbetet në garë për pozitat e para, me 36 pikë në vendin e tretë.

Një tjetër ndeshje me shumë gola u zhvillua ndërmjet Istogut dhe Suharekës, ku vendasit triumfuan me rezultat 4-2. Ndërkohë, Vëllaznimi regjistroi fitore 2-0 ndaj Tefik Çangës, ndërsa Ramiz Sadiku mposhti Kika-n me rezultat 2-1.

Tri takime të tjera përfunduan pa fitues. 2 Korriku dhe Lepenci ndanë pikët pas barazimit 2-2, Vjosa dhe Besa Peja luajtën me të njëjtin rezultat, ndërsa Mitrovica dhe Trepça barazuan pa gola, 0-0. Në ndeshjen tjetër, Rilindja 1974 dhe Dinamo u ndanë baras 1-1.

Renditja pas javës së 18-të

Në krye të tabelës vazhdon të jetë Liria me 42 pikë, e ndjekur nga Ferizaj dhe Prishtina e Re me nga 36 pikë. Dinamo dhe Istogu kanë nga 31 pikë, ndërsa Vëllaznimi renditet i gjashti me 30 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Mitrovica mbyll renditjen me 12 pikë, e ndjekur nga Tefik Çanga me 14 pikë dhe Besa Peja e Lepenci me nga 15 pikë.

Kampionati vazhdon të mbetet interesant si në garën për kreun e tabelës, ashtu edhe në luftën për mbijetesë, ndërsa javët e ardhshme pritet të sjellin përballje të rëndësishme për të gjitha skuadrat. /Telegrafi/

Lexo edhe

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën