“Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile

“Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile

“Është çmenduri”, Maran habit me atë që thotë për Hysajn, flet edhe për portierin italian Caprile

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran ka rrëfyer përvojën e tij të parë në drejtimin e një Kombëtareje, duke folur për mbështetjen e tifozëve, objektivat sportiv dhe disa prej futbollistëve që mund të jenë pjesë e planeve të tij.

Sponsor 3M Express

Ai ka vlerësuar rëndësinë e veçantë që ka Kombëtarja për tifozët shqiptarë, duke theksuar se mbështetja për të është e ngjashme me atë që zakonisht u kushtohet klubeve.

“Këtu, Kombëtarja është ekipi i parë i të gjithëve, sikur të ishte një klub. Kur luajmë në shtëpi, në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Ligën e Konferencës, nuk ka asnjëherë ulëse të zbrazëta dhe mbështetja është e jashtëzakonshme. Edhe në ndeshjet jashtë vendit na ndjekin shumë tifozë. E ndiejmë përgjegjësinë për t’i sjellë pak gëzim një populli të tërë”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse do të dëshironte që Shqipëria të përballej me Italinë në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, Maran ka pranuar se një përballje e tillë do të ishte emocionalisht e veçantë.

“Nuk e di vërtet si të përgjigjem. Sigurisht që do të ishte diçka shumë emocionuese dhe e çuditshme. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të kualifikohemi. Ekipi është konkurrues, ka cilësi teknike dhe karakter, ndërsa kemi edhe mundësi për të bërë një rinovim gradual të grupit. Federata ka bërë punë të shkëlqyeshme me Kombëtaret e të rinjve prej disa kohësh”, ka thënë ai.

Maran është pyetur edhe për mundësinë që në të ardhmen të ftojë portierin e Cagliarit, Elia Caprile, i cili ka marrë pasaportë shqiptare për arsye familjare.

“Caprile ka marrë pasaportë shqiptare për arsye familjare, por ende nuk e ka përfunduar procesin, prandaj nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Megjithatë, nëse do të ishte i disponueshëm, sigurisht që do të ishte i dobishëm për ne”, ka theksuar ai.

Trajneri ka folur edhe për futbollistët shqiptarë që kanë qenë pjesë e Serie A në vitet e fundit, duke përmendur Berishën, Strakoshën, Gjimshitin, Asllanin dhe Ramadanin. Sipas tij, kampionati italian vazhdon të jetë një prej modeleve që ndiqet nga afër.

Në intervistë, ai ka ndalur edhe te sulmuesi Rey Manaj, për të cilin ka pasur fjalë të mira.

“Manaj është zhvilluar te Interi. Tani është në kulmin e karrierës dhe ka një qasje shumë profesionale. Po shënon shumë gola”, ka deklaruar ai.

Maran ka komentuar edhe vendimin për ta lënë në pankinë Cristian Shpendin, i cili është golashënuesi më i mirë i Serie B me fanellën e Cesenas.

“Ndonjëherë duhet të lësh jashtë një futbollist që e meriton të luajë. Shpendi është i mirë dhe e dëshmon këtë vazhdimisht në stërvitje. Ai do t’i ketë mundësitë e tij”, ka thënë ai.

Një tjetër temë ishte situata e Elseid Hysajt, i cili aktualisht është pa klub, por vazhdon të stërvitet me Empolin.

“Është çmenduri. Ai stërvitet me Empolin dhe ne e përcjellim nga afër. Kur vjen te Kombëtarja, duket si një futbollist që luan rregullisht me klubin e tij. Është në moshën e duhur për të vazhduar të luajë në nivel të lartë. Nuk e kuptoj pse askush nuk po beson tek ai”, ka thënë trajneri.

Në fund, ai ka vlerësuar edhe cilësitë e Ernest Muçit, i cili luan te Trabzonspori.

“Ernest Muçi ka aftësi fantastike dhe fatin e mirë që luan te Trabzonspori, ku stërvitet me Salah, nga i cili përpiqet të mësojë disa sekrete. Teknikisht, ka cilësi të mëdha”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë