Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

Ermal Krasniqi nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e ardhshme, pasi është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Sponsor 3M Express

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mesfushori anësor i Amedspor ka kryer ekzaminimet mjekësore, pas të cilave është vlerësuar se gjendja e tij kërkon më shumë kohë për rikuperim.

Sipas vlerësimit të stafit mjekësor të Kombëtares, futbollisti nuk do të arrijë të rikthehet në gatishmëri të plotë për dy përballjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që Krasniqi të lirohet nga grumbullimi dhe të rikthehet në Turqi, ku do të vazhdojë procesin e rikuperimit nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të tij.

Mungesa e tij përbën një ndryshim në planet e përzgjedhësit të Kosovës për ndeshjet e ardhshme, ndërsa gjendja e futbollistit do të ndiqet në vazhdimësi nga klubi i tij.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë të shtunën (14 nëntor), kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve. Takimi fillon në orën 15:00, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, Dardanët do të luajnë si mysafirë ndaj Irlandës në Dublin. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall