Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme

Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme

Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sponsor 3M Express

Vetë kryebashkiaku pritet të mos marrë pjesë në seancën e sotme, por do të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ky zhvillim vjen në një situatë kur mes tij dhe qeverisë ka nisur një përplasje në distancë pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit, raporton Top Channel.

Gjithashtu, raportohet se Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, në të cilën ka shkruar të gjitha qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e 24 orëve të fundit dhe takimit me ministrin Gogu.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor të saj.

Para pak çastesh në GJKKO është paraqitur avokati Plarent Ndreca, i cili në një komunikim të shkurtër me gazetarët, është shprehur: “Të shohim si do të shkojë procesi”.

Lexo edhe

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme | Momenti