Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme edhe në Prishtinë, thyhen disa drunj afër Qendrës së Studentëve

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme edhe në Prishtinë, thyhen disa drunj afër Qendrës së Studentëve

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme edhe në Prishtinë, thyhen disa drunj afër Qendrës së Studentëve

Erërat e fuqishme kanë përfshirë Kosovën gjatë mbrëmjes së së enjtes, më 19 nëntor, duke shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit.

Sponsor 3M Express

Pas juglindjes së Kosovës, dëme nga erërat janë raportuar edhe në kryeqytet, Prishtinë.

Në afërsi të Qendrës së Studentëve, disa drunj janë thyer si pasojë e erërave të forta, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte paralajmëruar më herët se gjatë ditës së sotme do të fryjnë erëra të fuqishme nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë rafaleve shpejtësia mund të jetë edhe më e lartë.

Sipas IHK-së, intensiteti më i madh i erës pritej nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Instituti kishte parashikuar gjithashtu mot kryesisht të vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje, ndërsa kishte apeluar te qytetarët për kujdes për shkak të erërave të fuqishme./Telegrafi/

Lexo edhe

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Meg Ryan mbush 65 vjeç: Martesa e trazuar, romanca me “Gladiatorin”, vajza e adoptuar dhe rikthimi në Hollywood

Meg Ryan mbush 65 vjeç: Martesa e trazuar, romanca me “Gladiatorin”, vajza e adoptuar dhe rikthimi në Hollywood

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të