GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 është padyshim një nga videolojërat më të mëdha në histori, por shifrat që lidhen me të mund të jenë edhe më befasuese sesa pritej.

Sponsor 3M Express

Ja disa nga statistikat më interesante:

1.65 miliardë dollarë – Rockstar Games vlerësohet se ka gjeneruar vetëm nga porositë paraprake, me mbi 17 milionë kopje të porositura.

93 milionë shikime në 24 orë – Traileri i parë i GTA 6 theu rekordin e YouTube si videoja jo muzikore më e shikuar brenda një dite.

Deri në 5 miliardë dollarë – Të ardhurat që GTA 6 mund të gjenerojë vetëm gjatë javës së parë të shitjeve, sipas vlerësimeve të kompanisë kërkimore Newzoo.

1 deri në 2 miliardë dollarë – Kostoja e vlerësuar e zhvillimit të lojës. Për krahasim, ndërtimi i Burj Khalifa në Dubai kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë.

Mbi 475 milionë kopje – Numri i përgjithshëm i kopjeve të shitura të serisë GTA në mbarë botën, sipas JPMorgan. Kjo është e barabartë me afërsisht një kopje për çdo 18 banorë të planetit.

9.2 miliardë orë shikime – GTA 5 është ndjekur për kaq shumë orë në platformën Twitch, sipas agjencisë Dark Horse. Kjo është e barabartë me më shumë se një milion vjet shikime të pandërprera.

Këto shifra dëshmojnë ndikimin e jashtëzakonshëm të serisë Grand Theft Auto në industrinë globale të videolojërave dhe pritshmëritë e mëdha për GTA 6. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Shkelja e ligjit është bërë mënyrë e qeverisjes”, Musliu godet Qeverinë në Kuvend

“Shkelja e ligjit është bërë mënyrë e qeverisjes”, Musliu godet Qeverinë në Kuvend

Humb jetën një person që po lëvizte me karrocë në Penuhë të Podujevës

Humb jetën një person që po lëvizte me karrocë në Penuhë të Podujevës

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të | Momenti