Haradinaj: Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë (VIDEO)

Haradinaj: Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë (VIDEO)

Haradinaj: Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë (VIDEO)

Opinionistja Meliza Haradinaj, në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ka vlerësuar se Shqipëria do të duhej të kishte një angazhim më të madh diplomatik në mbështetje të Kosovës, veçanërisht lidhur me Gjykatën Speciale dhe veriun.

Sponsor 3M Express

Ajo tha se Shqipëria ka raporte dhe lidhje të rëndësishme me liderë ndërkombëtarë, të cilat mund të shfrytëzoheshin më shumë në funksion të interesave të Kosovës.

“Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë, sidomos për Gjykatën Speciale, sidomos për veriun e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi se vlerësimin e saj po e bënte në një kontekst më të gjerë kohor, duke iu referuar zhvillimeve të dekadës së fundit.

“Tani unë nuk jam përfaqësuese e qeverisë. Po flas në përgjithësi për dekadën e fundit”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Sipas Haradinajt, vitet e fundit nuk është parë një angazhim i mjaftueshëm i Shqipërisë për Kosovën, por as për pakicat shqiptare në rajon.

“Fatkeqësisht, viteve të fundit nuk e kemi parë Shqipërinë as të kujdeset për Kosovën, por as për pakicat e tjera përreth”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se edhe në Kosovë, sipas saj, në disa raste nuk është mirëpritur ndihma që Shqipëria ka mundur të ofrojë.

“Por kemi parë edhe Kosovën që i pengon edhe ndihma e Shqipërisë. Nuk e kemi parë këtë nga Shqipëria”, përfundoi Haradinaj.

Lexo edhe

Befason Elseid Hysaj, pranë kalimit te gjiganti anglez Manchester United

Befason Elseid Hysaj, pranë kalimit te gjiganti anglez Manchester United

Akademia Dukagjini organizon forumin për inteligjencën artificiale në arsim, ekspertët: Nuk e zëvendëson mësimdhënësin

Akademia Dukagjini organizon forumin për inteligjencën artificiale në arsim, ekspertët: Nuk e zëvendëson mësimdhënësin

Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO