Erërat e forta shkaktojnë dëme në Shtime, Komuna apelon për kujdes të shtuar

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Shtime, Komuna apelon për kujdes të shtuar

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Shtime, Komuna apelon për kujdes të shtuar

Komuna e Shtimes ka njoftuar për disa dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe në objekte të ndryshme, si pasojë e erërave të forta që janë paraqitur gjatë ditës së sotme.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi publik, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve dhe të shmangin zonat ku mund të rrezikohet siguria e tyre.

“Si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar disa dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, si dhe në objekte të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Po ashtu, qytetarët janë këshilluar të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara, shtyllave elektrike, kabllove të rrëzuara, pemëve dhe elementeve të tjera që mund të paraqesin rrezik.

Komuna ka apeluar për vigjilencë të shtuar deri në qetësimin e situatës, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së sigurisë personale dhe të të tjerëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vetëm 48 deputetë në sallë, Kuvendi shkon në pauzë

Vetëm 48 deputetë në sallë, Kuvendi shkon në pauzë

Presidentja Shiroka Pula takon Anu Prattipatin, në fokus zhvillimet politike në Kosovë

Presidentja Shiroka Pula takon Anu Prattipatin, në fokus zhvillimet politike në Kosovë

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s