Foda paralajmëron befasi në listën e Kosovës para ndeshjes me Izraelin: Jemi të gatshëm

Foda paralajmëron befasi në listën e Kosovës para ndeshjes me Izraelin: Jemi të gatshëm

Foda paralajmëron befasi në listën e Kosovës para ndeshjes me Izraelin: Jemi të gatshëm

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist para ndeshjes me Izraelin, duke bërë të ditur se skuadra është e gatshme për përballjen e nesërme.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për media, Foda u paraqit së bashku me futbollistin Dion Gallapeni, ku foli për përgatitjet e fundit, mungesat në ekip dhe mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari tjetër në listë.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Sot do ta zhvillojmë stërvitjen e fundit, gjatë së cilës do të përgatitemi në aspektin taktik. Kemi disa mungesa, si Krasniqi dhe Dellova, por u besojmë të gjithë lojtarëve që kemi në dispozicion. Gjithashtu, mund të ketë edhe ndonjë befasi, pasi nuk përjashtohet mundësia që të ftohet edhe ndonjë lojtar tjetër”, deklaroi Foda.

Ndërkohë, Gallapeni u shpreh i kënaqur me atmosferën brenda ekipit, duke thënë se lojtarët e rinj kanë sjellë energji dhe pozitivitet në grup. Ai theksoi se shpresojnë që këtë atmosferë ta përkthejnë në rezultat pozitiv në fushë.

I pyetur për mungesën e Ermal Krasniqit dhe mundësinë që Edon Zhegrova të jetë titullar, Foda tha se vendimet për formacionin nuk varen vetëm nga gatishmëria fizike apo lëndimet e lojtarëve.

“Vendimet tona nuk varen nga fakti nëse dikush do të jetë i gatshëm apo do të pësojë ndonjë lëndim. Ne kemi ide dhe plane të qarta se si dëshirojmë të luajmë nesër dhe, në përputhje me këtë, do t’i marrim edhe vendimet tona. Sa i përket asaj se kush do të luajë nesër, këtë do ta shihni në ndeshje”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vetëm 48 deputetë në sallë, Kuvendi shkon në pauzë

Vetëm 48 deputetë në sallë, Kuvendi shkon në pauzë

Presidentja Shiroka Pula takon Anu Prattipatin, në fokus zhvillimet politike në Kosovë

Presidentja Shiroka Pula takon Anu Prattipatin, në fokus zhvillimet politike në Kosovë

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

Foda paralajmëron befasi në listën e Kosovës para ndeshjes me Izraelin: Jemi të gatshëm | Momenti