Vetëm 48 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është hedhur në votim as rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se punimet e seancës do të ndërpriten dhe do të vazhdojnë pas pauzës, në orën 16:30.
Burimi: Insajderi





