17-vjeçari është njëri prej talenteve të rinj që klubi bavarez ka përzgjedhur për këtë përballje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.
Osmani është pjesë e akademisë së Bayern Munichut dhe konsiderohet një prej lojtarëve të rinj që po ndiqen me vëmendje nga gjiganti gjerman.

Përfshirja e tij në listën e ndeshjes vjen në një moment kur Bayerni po përballet me disa mungesa në skuadër për shkak të lëndimeve.
Ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut nis në orën 21:00.
Nëse trajneri vendos t’i japë hapësirë, Osmani do të ketë mundësinë të debutojë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij të re.
Burimi: RTKLive




