Yamal synon t’ia rrëmbejë rekordin Mbappes, i mjafton edhe një gol në Champions

Yamal synon t’ia rrëmbejë rekordin Mbappes, i mjafton edhe një gol në Champions

Yamal synon t’ia rrëmbejë rekordin Mbappes, i mjafton edhe një gol në Champions

Lamine Yamal është shumë pranë vendosjes së një rekordi të veçantë në Ligën e Kampionëve, duke synuar ta lërë pas Kylian Mbappen në një statistikë historike.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës madrilene “Marca”, ylli i Barcelonës synon të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League për lojtarët nën moshën 20-vjeçare, përcjell “Gazeta Express”.

Aktualisht, Yamal dhe Mbappe kanë nga 13 gola të shënuar në këtë garë para se të mbushin 20 vjet.

Spanjolli barazoi rekordin e francezit me golin e realizuar ndaj Paris Saint-Germain javën e kaluar.

Tashmë, Yamal ka mundësinë ta kalojë rivalin e tij në përballjen ndaj Aston Villas.

Ai do të mbetet nën moshën 20-vjeçare deri më 17 korrik 2027, çka i jep kohë për ta përmirësuar edhe më shumë këtë statistikë.

Pas tyre renditet Erling Haaland me 10 gola, ndërsa Jude Bellingham, Patrick Kluivert, Karim Benzema dhe Raúl González kanë nga gjashtë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Britania konfirmon përjashtimet nga rregullat e reja të emigracionit, infermierët dhe punëtorët e kujdesit mund të marrin qëndrimin e përhershëm pas pesë vjetësh

Britania konfirmon përjashtimet nga rregullat e reja të emigracionit, infermierët dhe punëtorët e kujdesit mund të marrin qëndrimin e përhershëm pas pesë vjetësh