Pas rastit të Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës bën ndryshime në pozita udhëheqëse – këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj ka prekur hallkat brenda Policisë së Kosovës. Si pasojë e dështimin në mbrojtjen e gruas , Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në strukturën e saj organizative, duke caktuar zyrtarë të rinj në disa pozita udhëheqëse dhe drejtuese në nivel qendror e rajonal.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë së Kosovës, këto lëvizje janë bërë në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative, si dhe në bazë të nevojave operacionale dhe planifikimeve për plotësimin e strukturës organizative.

Nga PK-ja kanë theksuar se bëhet fjalë për një institucion dinamik, i cili në vazhdimësi bën sistemimin dhe caktimin e zyrtarëve policorë në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat e funksionimit dhe riorganizimit të personelit.

Ndër ndryshimet e bëra në udhëheqjen e institucionit, kolonel Taibe Canolli-Brajshori është caktuar ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, kolonel Afërdita Mikullofci është caktuar drejtore e Divizionit të Trafikut Rrugor, ndërsa kolonel Agron Rukiqi do të drejtojë Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Në pozita të tjera drejtuese janë caktuar edhe:

  • Kolonel Agron Nezaj – në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve të PK-së, në kuadër të DPP-së;
  • Nënkolonel Fehmi Xhata – drejtor i Departamentit të Hetimeve;
  • Nënkolonel Arben Paçarizi – drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës;
  • Nënkolonel Veton Elshani – drejtor i Departamentit të Kufirit;
  • Nënkolonel Kamer Jonuzi – drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse;
  • Nënkolonel Fatmir Bajrami – drejtor i Divizionit të Analizës në DIA;
  • Nënkolonel Gëzim Dibrani – drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor;
  • Nënkolonel Jeton Rexhepi – drejtor rajonal i Kufirit – Lindje;
  • Nënkolonel Fatos Makolli – këshilltar në DRP-në e Prishtinës;
  • Nënkolonel Luan Keka – drejtor rajonal në DRP-në e Gjilanit;
  • Major Blerim Rama – drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Britania konfirmon përjashtimet nga rregullat e reja të emigracionit, infermierët dhe punëtorët e kujdesit mund të marrin qëndrimin e përhershëm pas pesë vjetësh

Britania konfirmon përjashtimet nga rregullat e reja të emigracionit, infermierët dhe punëtorët e kujdesit mund të marrin qëndrimin e përhershëm pas pesë vjetësh

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës bën ndryshime në pozita udhëheqëse – këta janë emrat e drejtorëve të rinj | Momenti