Endrit Brajshori shkëlqen në OKTAGON, shqiptari e mposht kundërshtarin me nokaut në raundit e parë

Endrit Brajshori shkëlqen në OKTAGON, shqiptari e mposht kundërshtarin me nokaut në raundit e parë

Endrit Brajshori shkëlqen në OKTAGON, shqiptari e mposht kundërshtarin me nokaut në raundit e parë

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Endrit Brajshori, ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij, duke triumfuar në eventin OKTAGON 96, të zhvilluar të shtunën në Munih të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Brajshori u përball me gjermanin Christian Mach në kategorinë Welterweight (77 kg), në një duel ku shqiptari arriti të tregojë epërsinë që në rundin e parë.

Ai e dominoi kundërshtarin me goditje të fuqishme, derisa në minutën 4:38 të rundit të parë gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë përballjen, duke ia dhënë fitoren Brajshorit me nokaut teknik (TKO).

Nga fillimet në MMA deri te skena evropiane

Brajshori ka ndërtuar karrierën e tij në Gjermani, ku prej vitesh është i angazhuar në sportin e arteve marciale mikse.

Ai stërvitet në klubin Martial Arts Academy Rosenheim, nën drejtimin e trajnerit Refiq Salihi, ndërsa ka më shumë se dhjetë vjet përvojë në këtë sport.

I njohur edhe me pseudonimin “AK 47”, shqiptari garon në kategorinë Welterweight, ku ka arritur të krijojë emër përmes paraqitjeve në skenën evropiane të MMA-së.

Tri fitore radhazi dhe bilanc pozitiv

Fitorja ndaj Christian Mach ishte e treta radhazi për Brajshorin në organizatën OKTAGON, pas triumfeve ndaj Jan Malach dhe Petr Bartonek.

Me këtë rezultat, ai e çon bilancin e karrierës profesionale në shtatë fitore dhe dy humbje.

Nga shtatë triumfet e tij, katër kanë ardhur me nokaut ose nokaut teknik, dy me dorëzim dhe një me vendim të gjyqtarëve.

Në moshën 29-vjeçare, Brajshori vazhdon të ndërtojë karrierën në një prej organizatave më të njohura evropiane të MMA-së, duke synuar rezultate edhe më të mëdha në vazhdim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

Rikthehet legjenda Audi Quattro me motor V8 prej 750 kuajsh, prodhohen vetëm 50 ekzemplarë

Rikthehet legjenda Audi Quattro me motor V8 prej 750 kuajsh, prodhohen vetëm 50 ekzemplarë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit