Embassy FC mposht Ministrinë e Jashtme gjermane, Faruk Ajeti udhëheq ekipin drejt fitores 4:2 në Berlin

Një mbrëmje e veçantë sportive dhe diplomatike është zhvilluar në stadiumin Buschallee, në Weißensee të Berlinit, ku ekipi Embassy FC, i udhëhequr nga kapiteni Faruk Ajeti, ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj ekipit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë (Auswärtiges Amt).

Sponsor 3M Express

Në këtë ndeshje miqësore morën pjesë ambasadorë dhe diplomatë nga Kosova, Estonia, Finlanda, Gana, Hondurasi, Islanda, Lihtenshtajni, Lituania, Portugalia, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e kthyer aktivitetin në një takim që bashkoi përfaqësues të vendeve të ndryshme përmes sportit.

Përtej rezultatit në fushë, ndeshja përcolli mesazhin e bashkëpunimit, miqësisë dhe afrimit mes njerëzve, pavarësisht funksioneve dhe institucioneve që përfaqësojnë, shkruan Telegrafi.

Organizatorët vlerësuan sportin si një gjuhë universale që ndërton ura komunikimi dhe forcon marrëdhëniet ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Mario Krebs nga BSG Auswärtiges Amt për kontributin në organizimin e kësaj ndeshjeje, si dhe të gjithë të pranishmëve në tribuna dhe përfaqësuesve të mediave që përcollën këtë aktivitet./Telegrafi/

Lexo edhe

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë