Elshani: Po funksionalizojmë ngrohjen në shkollën “Faik Konica” dhe në shkollat e çerdhet e tjera

Elshani: Po funksionalizojmë ngrohjen në shkollën “Faik Konica” dhe në shkollat e çerdhet e tjera

Elshani: Po funksionalizojmë ngrohjen në shkollën “Faik Konica” dhe në shkollat e çerdhet e tjera

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se kanë nisur veprimet për funksionalizimin e sistemeve të ngrohjes në shkollën “Faik Konica” dhe në shkollat e institucionet parashkollore të kryeqytetit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Elshani ka thënë se, pavarësisht bllokimit buxhetor nga Ministria e Financave dhe punimeve të lëna në gjysmë, Komuna po vazhdon me ndërhyrjet për zgjidhjen e problemeve me ngrohjen.

“Bllokadat nuk na ndalin. Punët i çojmë deri në fund! Punimet të lëna në gjysmë dhe bllokimin buxhetor nga Ministria e Financave, po i lëmë anash. Po funksionalizojmë ngrohjen në shkollën ‘Faik Konica’ dhe shkollat e çerdhet tjera”, ka shkruar ai.

Elshani ka bërë të ditur se ky është njëri prej hapave që po ndërmerren për krijimin e kushteve të nevojshme në shkolla dhe institucione parashkollore.

Ai ka paralajmëruar se, sipas planit dinamik, problemet me ngrohjen pritet të sanohen deri në fillim të javës së ardhshme.

Postimi i drejtorit të Arsimit vjen në kohën kur çështja e ngrohjes në shkollat e Prishtinës është ngritur si shqetësim nga prindërit dhe komuniteti shkollor. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv

Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv

Me masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Me masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje