“Lojërat Mesdhetare”, Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

“Lojërat Mesdhetare”, Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

“Lojërat Mesdhetare”, Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha dhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, janë përplasur në diskutimin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sponsor 3M Express

Basha tha se s’duhet që Lojërat Mesdhetare të përqendrohen vetëm në kryeqytet, po kërkoi që të përfshihen edhe Prizreni, Gjakova dhe Peja, transmeton Klankosova.tv

 “Është në interes që Lojërat të mbahen në të gjitha qytetet. Mos me leju që Lojërat Mesdhetare me u mbajtë në Prishtinë e me i largu Prizrenin, Gjakovën e Pejën. Ky është debati dhe mospajtimi mes nesh”, tha Basha.

Ndërkaq, deputetja Hoxha i reagoi ministrit, duke i kujtuar se emërtimi zyrtar i projektit është “Prishtina 2030”.

“Për kolegun Basha, veç një sqarim, titullari është Prishtina 2030, jo Gjakova, Peja, Prizreni, Kosova 2030. Është me rëndësi me kuptu që projektet kapitale të komunave janë edhe të shtetit. Duhet me kuptu”, deklaroi Hoxha.

Në kundërpërgjigje, Basha tha se pajtohet që Lojërat quhen “Prishtina 2030”, por theksoi se financimi vjen nga Qeveria e Kosovës.

“Paratë vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet me u bo me kryeqytetin. Unë nuk mendoj që duhet me u përjashtu Prizreni, Gjakova e Peja. Nuk është politike, sepse s’janë komuna të udhëhequra nga VV-ja”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv

Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv

Me masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Me masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

“Lojërat Mesdhetare”, Basha debaton me Hoxhën: Mos të lejojmë të mbahen veç në Prishtinë | Momenti