Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa pas realizimit të procedurave përkatëse, ai iu dorëzua zyrtarëve të Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së (U.S. Marshals) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
Burimi: RTKLive





