Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

Valdrin Zyhrani nga Skenderaj është pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës që është lënduar gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se Zyhrani, i cili është i angazhuar në kazermën e FSK-së në Gjilan, ka pësuar lëndime gjatë ushtrimeve, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit ishte sërish shpërthimi i municionit të prodhimit turk.

Ushtari i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e më pas në Klinikën e Ortopedisë.

Drejtori i kësaj klinike, Xhavit Gashi, ka konfirmuar se ushtari ka pësuar thyerje në një unazë të shtyllës kurrizore, por gjendja e tij është stabile.

Rasti rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë e pjesëtarëve të FSK-së dhe përdorimin e municionit turk gjatë ushtrimeve ushtarake.

Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët edhe për një incident tjetër, kur një municion 40-milimetërsh i prodhimit turk kishte shpërthyer brenda granatahedhësit automatik amerikan MK-19, duke rrezikuar jetën e një pjesëtari të FSK-së.

Burimet e Sinjalit kishin pretenduar se probleme me këtë municion ishin evidentuar edhe më herët dhe se për to ishin paraqitur ankesa e paralajmërime.

Gazeta Sinjali, që nga mbrëmja e 23 nëntorit, ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Forca e Sigurisë së Kosovës lidhur me rastin dhe rrethanat e incidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Shkaqet e sakta të incidentit dhe pretendimet për përfshirjen e municionit turk mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin

CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin