Ekskluzive | Ua dha numrin në rrugë, njërit ia hapi derën e banesës – tre të rinj dyshohet se rrahën e grabitën brazilianen në Pejë, i morën 800 euro dhe iPhone 17 Pro Max

Një shtetase braziliane në Pejë ka përjetuar momente të rënda brenda banesës së saj, pasi tre persona që i kishte takuar rastësisht në rrugë dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht dhe grabitur. Njërin prej tyre e kishte lejuar të hynte në banesë, por kur ia hapi derën për t’u larguar, brenda hynë edhe dy të tjerë. Ajo përfundoi në spital, ndërsa të dyshuarit u larguan me paratë dhe telefonin e saj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është T.E.C. (24), shtetase braziliane me qëndrim të përkohshëm në Pejë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, më 2 nëntor, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja po kthehej nga një piceri kur kishte takuar tre të rinj, të cilët i kishin kërkuar numrin e telefonit.

Ajo ua kishte dhënë numrin, ndërsa ata e kishin përcjellë deri te banesa. Pasi u kishte kërkuar të largoheshin, njëri prej tyre e kishte telefonuar përsëri, duke i kërkuar të shkonte tek ajo.

Gruaja kishte pranuar dhe e kishte lejuar të hynte brenda.

I riu kishte kërkuar ta përdorte banjën. Pasi kishte dalë, i kishte thënë se dëshironte të largohej, por sapo viktima hapi derën, në banesë hynë edhe dy personat e tjerë.

Sipas denoncimit, njëri prej tyre ia kishte mbuluar gojën, duke ia vështirësuar frymëmarrjen, ndërsa e kishte goditur disa herë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup.

Në të njëjtën kohë, dy të dyshuarit e tjerë kishin kontrolluar banesën për sende me vlerë.

E gjendur përballë dhunës, viktima i kishte pyetur nëse dëshironin para dhe më pas ua kishte dorëzuar 800 euro dhe telefonin e saj iPhone 17 Pro Max.

Pas grabitjes, personat e dyshuar janë larguar, ndërsa gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, ajo është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Policia ndjek një gjurmë përmes iCloud

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë hetimeve, një patrullë policore dhe hetuesit kanë verifikuar një lokacion të identifikuar përmes shërbimit iCloud, që mund të ndihmojë në gjetjen e telefonit të grabitur.

Viktima ka dhënë edhe përshkrimin e dy prej personave të dyshuar, ndërsa ka deklaruar se të tretin nuk kishte arritur ta shihte mjaftueshëm për ta përshkruar.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë po punon për identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar lidhur me rastin.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore