Ekskluzive | U kërkua ndërkombëtarisht për dhunim e ngacmim seksual – Ramush Salihu është i ekstraduari nga Franca, e pret dënimi me 9 vjet e gjysmë burg

Një person i dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim për dhunim, ngacmim seksual dhe prezantim të rremë si person zyrtar është ekstraduar nga Franca në Kosovë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e tij.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ramush Salihun, 42 vjeçar, i cili është ekstraduar të enjten, më 5 nëntor 2026, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj Salihut, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar dhe urdhëresë për ekzekutimin e dënimit me burgim.

Ai është dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale “Dhunimi”, “Ngacmimi seksual” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Ekstradimi nga Franca është realizuar nëpërmjet Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, ndërsa i dënuari ka mbërritur në aeroport rreth orës 20:35.

Pas mbërritjes në Kosovë, Salihu është marrë në përcjellje nga zyrtarët e Stacionit Policor në Obiliq, me asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Në përcjelljen e tij është angazhuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Obiliq.

Pas përfundimit të procedurave, Salihu është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej nëntë vjetësh e gjashtë muajsh burgim.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me kohën e kryerjes së veprave penale dhe rrethanat e qëndrimit të tij në Francë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra