Ekskluzive | Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – ky është 30-vjeçari i arrestuar në Vushtrri

Një zyrtar policor është lënduar gjatë një incidenti në Vushtrri, ku një 30-vjeçar dyshohet se fillimisht tentoi ta godiste me veturë e më pas e sulmoi fizikisht, duke e goditur dy herë me kokë në ballë. I dyshuari është arrestuar, ndërsa Policia ia ka sekuestruar edhe automjetin, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 10:15, gjatë një aksioni policor për shqiptimin e gjobave ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Albert Mehmeti, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se me veturën e tij ka tentuar ta godiste një zyrtar policor, por ky i fundit ka arritur të shmanget.

Pas këtij veprimi, shoferi dyshohet se ka hapur xhamin e veturës dhe i është drejtuar policit me fjalë fyese e kërcënuese, përpara se të largohej me shpejtësi.

Njësia policore është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe ka arritur ta ndalojë në rrugën “Wesley Clark”.

Gjatë kontrollit, 30-vjeçari ka refuzuar t’ua dorëzojë dokumentet zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me fyerje, duke mos përfillur urdhrat e tyre.

Situata ka eskaluar në momentin kur policët e kanë njoftuar se do të arrestohej.

Sipas informacioneve nga burimet, Mehmeti ka dalë nga vetura dhe e ka goditur zyrtarin policor dy herë me kokë në ballë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se 30-vjeçari e kishte patentë-shoferin të konfiskuar, ndaj Policia ka sekuestruar edhe veturën e tij.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri dhe hetuesit rajonalë, të cilët do të merren me procedurat e mëtejshme.

Me udhëzim të Prokurorisë së Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet nga hetuesit rajonalë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bastisje e Antidrogës në Prishtinë, Policia gjen tri gëzhoja në oborrin e një shtëpie – nisin hetimet për të shtëna me armë

Bastisje e Antidrogës në Prishtinë, Policia gjen tri gëzhoja në oborrin e një shtëpie – nisin hetimet për të shtëna me armë

Vetëm 38 deputetë në sallë, shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

Vetëm 38 deputetë në sallë, shtyhet seanca ku pritej të votohej Ligji për Specialen

Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi

Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi