SHBA-ja ndalon të gjitha fluturimet që nisen nga aeroportet për arsye sigurie

SHBA-ja ndalon të gjitha fluturimet që nisen nga aeroportet për arsye sigurie

SHBA-ja ndalon të gjitha fluturimet që nisen nga aeroportet për arsye sigurie

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të të gjitha fluturimeve që nisen nga aeroportet amerikane, duke përmendur rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye sigurie.

Vendimi është marrë të premten, pas raportimeve të mëhershme për probleme serioze në komunikimin e kontrollit të trafikut ajror, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të FAA-së, aeroplanët që tashmë ndodhen në ajër mund të vazhdojnë fluturimin dhe të aterojnë, ndërsa ata që janë në tokë nuk mund të ngrihen deri në një njoftim të ri.

Pak para vendimit për ndalimin në nivel kombëtar, FAA kishte pezulluar trafikun ajror në Çikago për shkak të problemeve në komunikimin me kontrollin e trafikut ajror.

“E gjithë trafiku që niset duhet të mbetet i ndaluar deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

FAA ka bërë të ditur se fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti. Agjencia nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkese për koment.

Ky është rasti i dytë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 kur ndalohen në nivel kombëtar të gjitha nisjet e fluturimeve në SHBA. Rasti i mëparshëm ishte regjistruar në janar të vitit 2023, kur FAA pezulloi për më pak se dy orë të gjitha nisjet e fluturimeve vendore.

Vitin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi 12.5 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit të vjetruar të komunikimit të FAA-së. Ndërkaq, të premten, agjencia dhe Shtëpia e Bardhë i kërkuan Kongresit edhe 30.1 miliardë dollarë për adresimin e problemeve të tjera.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Alarm në SHBA, ndalohen të gjitha nisjet e fluturimeve

Alarm në SHBA, ndalohen të gjitha nisjet e fluturimeve

Kledja e shqetësuar, “E dua Nichin larg” (VIDEO)

Kledja e shqetësuar, “E dua Nichin larg” (VIDEO)

Nichi i kërkon falje Kledjës (VIDEO)

Nichi i kërkon falje Kledjës (VIDEO)