Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

Një kombi i bardhë, i ndaluar gjatë një kontrolli policor në Grabovc të Epërm të Obiliqit, ka përfunduar në qendër të një rasti për narkotikë. Gjatë kontrollit të dy personave që ndodheshin në automjet, Policia ka gjetur mbi 22 gramë substancë të dyshuar marihuanë, ndërsa të dy kanë përfunduar në mbajtje, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Vaxhid Elshani, rreth 28 vjeç, dhe Qendrim Spahija, rreth 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 20:00, në rrugën “Guri i Pakës”, ku zyrtarët policorë kishin vendosur një pikë kontrolli për automjetet.

Gjatë kontrollit të një kombi Volkswagen T4, me ngjyrë të bardhë, në të cilin ndodheshin dy persona, Policia ka zbuluar dy sasi të ndara të substancës së dyshuar narkotike.

Te shoferi, në xhepin e majtë të xhaketës, janë gjetur 21.5 gramë substancë e dyshuar marihuanë, ndërsa te pasagjeri është gjetur edhe një sasi tjetër prej 1.4 gramësh.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një kuti me letra për mbështjelljen e marihuanës.

Sasia e përgjithshme e substancës së sekuestruar arrin në 22.9 gramë.

Pas zbulimit të substancave të dyshuara, është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve Kundër Narkotikëve, e cila është përfshirë në trajtimin e rastit.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me vendim të Prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Vaxhid Elshani dhe Qendrim Spahija janë ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arda Güler blindon të ardhmen te Real Madridi, kontratë e re deri në vitin 2032

Arda Güler blindon të ardhmen te Real Madridi, kontratë e re deri në vitin 2032

SHBA miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve

SHBA miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve

Luftimi i diskriminimit dhe përfshirja e komuniteteve, në fokus të samitit rajonal në Kosovë

Luftimi i diskriminimit dhe përfshirja e komuniteteve, në fokus të samitit rajonal në Kosovë