Kufjet e vjedhura ndihmojnë policinë të kapë hajdutin në Cyrih

Kufjet e vjedhura ndihmojnë policinë të kapë hajdutin në Cyrih

Kufjet e vjedhura ndihmojnë policinë të kapë hajdutin në Cyrih

Një burrë 29-vjeçar nga Algjeria është arrestuar në Cyrih, pasi një banor arriti të gjurmonte kufjet që i ishin vjedhur nga banesa dhe ta udhëzonte policinë drejt vendndodhjes së tyre.

Sponsor 3M Express

Vjedhja ndodhi të martën vonë në mbrëmje, në Distriktin 1 të Cyrihut. Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, një person kishte hyrë në një apartament në katin përdhes përmes ballkonit, ku dera ishte e hapur, shkruan Watson.

Ai kishte marrë disa sende me vlerë, mes tyre kufje dhe një çantë shpine. Por, gjatë kohës që ndodhej në banesë, u befasua nga pronari, i cili i bërtiti. Pas kësaj, hajduti u largua përmes ballkonit.

Banori arriti të gjurmonte vendndodhjen e kufjeve të vjedhura dhe ia përcolli vazhdimisht këto informacione policisë.

Falë gjurmimit të kufjeve, policia arriti ta gjente dhe ta arrestonte të dyshuarin 29-vjeçar në Distriktin 4 të Cyrihut./Telegrafi/

Lexo edhe

Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian

Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian