Krasniqi përfundon vizitën familjare në Kosovë pas ardhjes për arsye humanitare

Krasniqi përfundon vizitën familjare në Kosovë pas ardhjes për arsye humanitare

Krasniqi përfundon vizitën familjare në Kosovë pas ardhjes për arsye humanitare

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës për vizitë familjare

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës, pasi i është lejuar një vizitë familjare në vendlindje gjatë ditës së sotme.

Sponsor 3M Express

Në përgjigjen  Në të zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael, thuhet se vizita është miratuar për arsye të forta humanitare.

Sipas Michael, vizitat e tilla lejohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, e cila mbështetet në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ai ka sqaruar se çdo kërkesë e tillë shqyrtohet nga gjyqtari ose gjyqtarët e çështjes, të cilët vlerësojnë të gjitha rrethanat dhe marrin vendim në përputhje me kornizën ligjore të gjykatës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Michael ka theksuar se këto raste trajtohen me urgjencën dhe ndjeshmërinë që kërkojnë rrethanat humanitare.

Krasniqi, një nga figurat e njohura të UÇK-së, u dënua së fundmi me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kjo shënon vizitën e dytë të tij në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë.

Herën e parë, ai ishte kthyer në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

Shpresë e re kundër Alzheimerit, ilaçi i ngjashëm me Viagrën jep rezultate premtuese në studim

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin

Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian

Von der Leyen propozon kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, financimi përmes borxhit të përbashkët evropian