Ekskluzive | Ndodh edhe kjo në Prizren – agjenti i “Sigal” ia zhduk veturën nga parkingu, në Polici thotë se e ngatërroi me atë të klientit

Një Mitsubishi zhduket nga parkingu, pronari e denoncon vjedhjen në Polici, ndërsa një ditë më vonë zbulohet se veturën e kishte marrë një agjent sigurimesh, i cili pretendon se e kishte ngatërruar me automjetin e klientit të tij. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen Dardania të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Gjithçka nisi mëngjesin e 16 nëntorit, kur E.S., rreth 34-vjeçar, e kishte parkuar veturën Mitsubishi pranë lokalit ku punonte, në rrugën “Bekim Berisha”.

Rreth orës 09:00, kur kishte dalë jashtë, vetura nuk ishte më aty.

I bindur se automjeti i ishte vjedhur, ai ishte paraqitur në Stacionin Policor Prizren-Veri, ku rreth orës 10:30 kishte denoncuar rastin.

Por hetimet e Policisë zbuluan një rrjedhë krejt tjetër të ngjarjes.

Më 17 nëntor, hetuesit identifikuan personin që kishte marrë automjetin. Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Fejzulla Mazrekun, rreth 52-vjeçar

Pas shoqërimit në Polici, Mazreku ka deklaruar se punon si agjent i sigurimeve të automjeteve në kompaninë “Sigal”.

Sipas tij, atë mëngjes kishte pasur një marrëveshje me një klient për t’ia kryer regjistrimin e veturës.

Mirëpo, në vend që të merrte automjetin e klientit, ai pretendon se kishte marrë gabimisht Mitsubishi-n e E.S, pasi të dyja veturat ishin të të njëjtit model dhe ndodheshin në të njëjtin lokacion.

Kështu, një veturë e raportuar si e vjedhur rezultoi të ishte marrë nga një agjent sigurimesh, i cili thotë se gjithçka kishte ndodhur nga një ngatërrim.

Automjeti është gjetur në gjendje të rregullt dhe i është kthyer pronarit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja do të procedohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Ekskluzive | Ndodh edhe kjo në Prizren – agjenti i “Sigal” ia zhduk veturën nga parkingu, në Polici thotë se e ngatërroi me atë të klientit | Momenti