Ekskluzive | Me armë, gjashtë fishekë e marihuanë, 29-vjeçari bie në duart e Policisë në Prishtinë – ky është i arrestuari

Një 29-vjeçar ka përfunduar në duart e Policisë në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli trupor iu gjetën një armë me municion dhe substancë e dyshuar narkotike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ilir Kacabashin, i cili u ndalua të martën, më 17 nëntor, rreth orës 17:40, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti një armë të tipit BLOW TR-14, me një karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë.

Pas zbulimit të armës dhe substancës narkotike, rasti iu referua Prokurorisë së Shtetit, e cila udhëzoi inicimin e hetimeve për dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Ekskluzive | Me armë, gjashtë fishekë e marihuanë, 29-vjeçari bie në duart e Policisë në Prishtinë – ky është i arrestuari | Momenti