Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu më

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu më

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu më

Një rast i keqpërdorimit të besimit është denoncuar në Fushë Kosovë, ku një punëtor i furrës “Zagrebi” dyshohet se kishte marrë automjetin për të kryer shërbime të biznesit, por nuk e kishte kthyer më. Rasti tashmë ka përfunduar në Polici, ndërsa Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e punëtorit të denoncuar.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Agron Shalën, i cili është denoncuar nga F.H rreth 52-vjeçar.

Ngjarja kishte ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 10:00, kur Shala, në cilësinë e punëtorit të furrës “Zagrebi” në Fushë Kosovë, kishte marrë një furgon të tipit Volkswagen Caddy për të kryer shërbime të biznesit.

Mirëpo, sipas denoncimit të F.H, punëtori nuk e kishte kthyer më automjetin.

Pas pesë ditësh, më 26 nëntor, rreth orës 15:40, F.H ishte paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku kishte denoncuar rastin.

Furgoni i bardhë i tipit Caddy rezulton të jetë në pronësi të K.H, djalit të ankuesit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit janë iniciuar hetimet për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pesë të arrestuar për vjedhje, raportohen edhe dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda

Pesë të arrestuar për vjedhje, raportohen edhe dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planin e Rritjes

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planin e Rritjes

Raportohen dy raste të personave të zhdukur, njëri gjendet në Gjakovë

Raportohen dy raste të personave të zhdukur, njëri gjendet në Gjakovë