Ekskluzive | Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Ekskluzive | Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Ekskluzive | Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e zyrtarit policor që u arrestua nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Kaçanik.

Sponsor 3M Express

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Erjon Lekën, zyrtar policor në Stacionin Policor në Kaçanik, i cili dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore gjatë arrestimit të një qytetari në fshatin Kaçanik i Vjetër.

Rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2026, pas orës 15:00, kur një patrullë policore me katër zyrtarë kishte arrestuar dhe prangosur një qytetar në oborrin e shkollës së fshatit.

Sipas hetimeve fillestare të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), dyshohet se njëri nga zyrtarët kishte përdorur forcë ndaj qytetarit edhe pasi e kishte prangosur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas arrestimit, qytetari ishte dërguar në stacionin policor, por, sipas IPK-së, zyrtarët nuk e kishin njoftuar prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, ndonëse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale.

Më pas, qytetari ishte liruar, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar vetëm një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht për sulm verbal.

Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak se IPK ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit policor të arrestuar kishte pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të jenë relevante për hetimin e veprimeve të tij zyrtare.

Me vendim të prokurorit kompetent, Erjon Lekës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, hetuesit e IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij, por edhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë që ishin të përfshirë në rast.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Kosovën e ka mbuluar terri”, Tahiri: Qytetarët po hyjnë në borxh për t’i paguar faturat e rrymës

“Kosovën e ka mbuluar terri”, Tahiri: Qytetarët po hyjnë në borxh për t’i paguar faturat e rrymës

Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë

Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave në Kosovë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin fajtor për gjenocid ndaj Rohingyave

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin fajtor për gjenocid ndaj Rohingyave