Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata për vjedhje, 27-vjeçarja bie në duart e Policisë në Prishtinë – kjo është e arrestuara

Një grua, ndaj së cilës ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, ka përfunduar në duart e Policisë, pasi kërkohej në lidhje me veprën penale “Vjedhja”, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Anita Alian, rreth 27 vjeçe.

Ajo është arrestuar të mërkurën, më 18 nëntor, rreth orës 06:00, nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara, ndaj saj ekzistonte një urdhërarrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhja”.

Pas arrestimit, në zbatimin e urdhëresës janë përfshirë njësia për realizimin e urdhëresave dhe njësia patrulluese.

Me urdhër të gjyqtares kompetente, Alia është dërguar në ndalim për 48 orë.

Nga informacionet e deritanishme nuk bëhen të ditura rrethanat e vjedhjes për të cilën është lëshuar urdhërarresti.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata për vjedhje, 27-vjeçarja bie në duart e Policisë në Prishtinë – kjo është e arrestuara | Momenti