Ekskluzive | Jelekë antiplumb, këllëf pistolete dhe marihuanë – çfarë iu gjet pasagjerit të një Audi në kufirin e Vërmicës

Ekskluzive | Jelekë antiplumb, këllëf pistolete dhe marihuanë – çfarë iu gjet pasagjerit të një Audi në kufirin e Vërmicës

Ekskluzive | Jelekë antiplumb, këllëf pistolete dhe marihuanë – çfarë iu gjet pasagjerit të një Audi në kufirin e Vërmicës

Një kontroll i detajuar i një veture Audi në pikën kufitare të Vërmicës ka zbuluar dy jelekë antiplumb, pajisje për karikatorë dhe një këllëf pistolete, ndërsa pasagjerit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar marihuane. Rasti ka aktivizuar hetuesit e antidrogës në Prizren, të cilët kanë marrë në trajtim të dyshuarin dhe provat e sekuestruara, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Valon Paçarada, rreth 39 vjeç, nga Mitrovica.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 20 nëntor, rreth orës 20:15, në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas informacioneve të siguruara, zyrtarët policorë dhe doganorë kishin ndaluar për kontroll një veturë Audi A3, me ngjyrë të kuqe, të cilën e drejtonte Bajram Uka, rreth 35 vjeç, nga Vushtrria.

Në automjet, si pasagjer, ndodhej edhe Paçarada.

Pas verifikimit të dokumenteve personale dhe të automjetit, vetura është përzgjedhur për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dy jelekë antiplumb, dy mbajtëse për karikatorë dhe një këllëf për armë të shkurtër.

Ndërkohë, gjatë kontrollit trupor të pasagjerit, zyrtarët kanë gjetur një sasi të dyshuar marihuane, me peshë 5.19 gramë, si dhe një paketim letrash për mbështjelljen e duhanit, të markës OCB.

Sipas burimeve të Sinjalit, Paçarada ka deklaruar se të gjitha sendet e gjetura në automjet dhe substanca e gjetur tek ai i përkisnin atij, duke pohuar gjithashtu se ishte përdorues i marihuanës.

Për shkak të sendeve të zbuluara, automjeti është dërguar edhe për kontroll të hollësishëm me skaner, por nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshimtë.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, të cilët kanë marrë në trajtim rastin.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës, ku është intervistuar lidhur me substancën dhe sendet e gjetura.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Paçarada është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa substanca e dyshuar narkotike dhe sendet e tjera janë sekuestruar përkohësisht.

Rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësia e antidrogës në Prizren.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Ekskluzive | Jelekë antiplumb, këllëf pistolete dhe marihuanë – çfarë iu gjet pasagjerit të një Audi në kufirin e Vërmicës | Momenti