Ekskluzive | E ndalojnë në Prishtinë, i gjejnë thikë dhe marihuanë në veturë – del se kërkohej edhe me urdhërarrest

Një kontroll rutinë policor në Prishtinë ka përfunduar me zbulimin e një personi të kërkuar nga drejtësia, të cilit i është gjetur edhe një thikë dhe një sasi e dyshuar narkotike në veturë. Pas verifikimit, Policia ka konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest aktiv, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Liridon Berishën, rreth 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 20 nëntor, rreth orës 22:00, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara, zyrtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, gjatë patrullimit, kanë ndaluar Berishën për kontroll.

Gjatë verifikimit të të dhënave të tij, është konstatuar se ai kërkohej në bazë të një urdhërarresti aktiv.

Kontrolli ka zbuluar edhe një thikë që i dyshuari e mbante me vete, ndërsa në bagazhin e veturës është gjetur një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5.44 gramë.

Pas zbulimit të substancës, Policia ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Për këtë vepër, Berisha është liruar në procedurë të rregullt.

Megjithatë, ai nuk është lënë i lirë, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest aktiv.

Në zbatim të urdhëresës, 36-vjeçari është dërguar në institucionin korrektues për procedurat përkatëse.

Nga informacionet e siguruara nuk bëhet e ditur se për cilën vepër penale apo procedurë gjyqësore ishte lëshuar urdhërarresti.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Ekskluzive | E ndalojnë në Prishtinë, i gjejnë thikë dhe marihuanë në veturë – del se kërkohej edhe me urdhërarrest | Momenti