Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim u riafirmua vazhdimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe popullin e saj.

Ai ka theksuar se Kosova po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët, duke përmendur trajnimin e 146 pjesëtarëve ukrainas në shtatë grupe, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), si dhe dërgimin e dy pakove të mbështetjes ushtarake.

Maqedonci ka bërë të ditur gjithashtu se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për më shumë se dy vjet, kanë kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë.

“Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën | Momenti