Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti i shpall terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Kosova, në listën kombëtare të organizatave terroriste. Me të njëjtin vendim, në listën e terroristëve janë shtuar edhe 36 persona.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026, ndërsa masa do të jetë në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh. Aktvendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të lëndës numër 11108 të vitit 2026, e cila po trajtohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.

Mes organizatave të përfshira në listë është edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, së bashku me degët e tij, si dhe disa shoqata islame që veprojnë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

Organizata nga Kosova që gjendet në këtë listë të autoriteteve egjiptiane quhet “Cultural Foundation for Science and Education” apo në shqip “Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

Skandal pas ndeshjes në Iran, arbitri dyshohet për fyerje ndaj familjes së Jasir Asanit – rrezikon masa disiplinore

Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

Konjufca premton se Qeveria do t’i adresojë rekomandimet e deputetëve për Raportin e KE-së

Skandal në Iran- Arbitri fyen familjen e Jasir Asanit, pritet të përballet me masa disiplinore

Skandal në Iran- Arbitri fyen familjen e Jasir Asanit, pritet të përballet me masa disiplinore