Moderatori dhe krijuesi i përmbajtjeve, Fisnik Juniku, është gati të rikthehet me sezonin e shtatë të podcastit të tij, por këtë herë me një risi në formatin e intervistave.

Ai ka bashkëpunuar me kompaninë “Auto Mita” për të sjellë një koncept ndryshe, ku intervistat me personazhe publike do të zhvillohen brenda një veture, gjatë kohës që moderatori dhe të ftuarit e tij udhëtojnë së bashku.
Përmes këtij formati, Juniku synon të krijojë një atmosferë më të afërt dhe më spontane me të ftuarit, duke i dhënë bisedave një tjetër dinamikë nga ajo e podcastit tradicional.
Ai tashmë ka publikuar edhe promon e episodit të parë të sezonit të ri, ku i ftuar do të jetë këngëtari Bejta, i cili aktualisht është banor i “Big Brother VIP Kosova 5”.
Interesimi për këtë intervistë pritet të jetë i madh, pasi ajo është realizuar pak kohë para se Bejta t’i bashkohej aventurës në shtëpinë më të famshme në vend.
Kështu, përveç rrëfimeve dhe deklaratave të tij para hyrjes në BBVK 5, shikuesit do të kenë mundësinë të zbulojnë edhe nëse këngëtari kishte ndonjë parandjenjë apo pritshmëri për eksperiencën që e priste brenda shtëpisë.
Se çfarë ka rrëfyer Bejta në këtë bisedë dhe cilat kanë qenë mendimet e tij para se të bëhej pjesë e reality show-t, mbetet të zbulohet me publikimin e episodit të parë të sezonit të ri. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be





