E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

Një futbollist ekuadorian është dënuar me tetë vjet pa të drejtë loje, pasi goditi me gur një gjyqtar asistent gjatë një ndeshjeje të kategorisë së tretë të futbollit në Ekuador.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Jhon Perlazan, i cili ishte pjesë e Club Ciudad de Yantzaza në përballjen ndaj Club Rio Aguarico FC, kur ndodhi incidenti.

Në minutën e 96-të, një gur e goditi në fytyrë gjyqtarin asistent Lenin Giovanni Ojeda Nunez, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Për shkak të incidentit, ndeshja u ndërpre.

Federata e Futbollit e Ekuadorit njoftoi se gjyqtarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa rikuperimi i tij zgjati 60 ditë.

Si pasojë e këtij veprimi, Perlaza është dënuar me pezullim deri më 19 tetor 2034, pa të drejtë loje apo ushtrimi të çfarëdo aktiviteti që lidhet me futbollin.

Ndëshkimi nuk përfundoi me kaq. Klubi i tij u gjobit me 2 mijë dollarë dhe u obligua t’i paguante edhe 4 mijë e 369 dollarë për shpenzimet mjekësore të gjyqtarit.

Pas incidentit, Club Ciudad de Yantzaza e largoi futbollistin nga ekipi dhe i kërkoi falje gjyqtarit të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Me kokainë në Prishtinë, 22-vjeçari bie në duart e Policisë – ky është i arrestuari që përfundoi në mbajtje

Ekskluzive | Me kokainë në Prishtinë, 22-vjeçari bie në duart e Policisë – ky është i arrestuari që përfundoi në mbajtje

E rëndë | Jetonte i vetëm, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

E rëndë | Jetonte i vetëm, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, zhdukin 25 mijë euro, ar e ora Rolex – dëmi arrin në 200 mijë euro

Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, zhdukin 25 mijë euro, ar e ora Rolex – dëmi arrin në 200 mijë euro