Dita e sotme, e shtunë, pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale në vendin tonë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e vona të ditës pritet të ketë destabilizim të motit, ku si pasojë e ndikimit të një sistemi të dobët atmosferik mund të ketë rrebeshe lokale shiu.
Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.





